Si rezultat i Marrëveshjes në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisw Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve të Bashkimit Evropian(FRONTEX) si dhe vlerësimit të lartë të kwsaj agjencie për Policinë e Kosovës, kjo e fundit wshtë ftuar dhe vazhdon të marrë pjesë si vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara në fushën menaxhimit kufitar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni paraprakisht ka pritur në një takim zyrtarin policor i cili edhe është zyrtari i parë nga Policia e Kosovës që merr pjesë në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i.
FRONTEX-i konsideron se pjesëmarrja e Policisë së Kosovës (ekspertëve të kontrollit kufitar), në cilësinë e vëzhguesit, do të ndihmojë zbatimin e Planit Operacional, në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, si dhe në efikasitetin e kontrollit kufitar, në kufijtë e jashtëm të shteteve të BE-së.
Policia e Kosovës (me uniformë të Policisë së Kosovës dhe pajisje adekuate), merrë pjesë në kontrollin kufitar, në kufijtë tokësorë dhe në aeroporte të shteteve anëtare të BE-së nga data 28 mars .
Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në anëtarësimin dhe thellimin e bashkëpunimit me organizatat e ndryshme simotra në Evropë dhe më gjerë.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...