Policia e Kosovës njofton se aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik të shpallur me datë 06 Korrik 2023 deri me 26 Korrik 2023, që t’i nënshtrohet testimit me shkrim, i cili do mbahet nga data 03 nëntor, 4 nëntor dhe 05 nëntor 2023, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Policia njofton gjithashtu se kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 90 minuta, shkruan Arbresh.info
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Policia.
1. Aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik të shpallur me datë 06 Korrik 2023 deri me 26 Korrik 2023 për zyrtarë policor, ftohen që t’i nënshtrohen testimit me shkrim duke filluar i cili do nga data 03 nëntor, 4 nëntor dhe 05 nëntor 2023, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
2. Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 90 minuta (një orë e gjysmë) para fillimit të testimit.
3. Kandidatët ditën e mbajtjes së të testimit me shkrim duhet të kenë dhe me vete dokumentacionin si në vijim:
A. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura), dhe
B. Letërnjoftimin.
4. Kandidatët ditën e mbajtjes së të testimit me shkrim nuk lejohet të kenë me vete telefon mobil, kalkulator, orë dore digjitale, kamerë, aparat, çantë dore, stilolaps apo pajisje të ndryshme të teknologjisë informative.
5. Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit, apo çfarëdo lloj komunikimi tjetër do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.
6. Informoheni se për arsye të sigurisë së procesit të gjithë kandidatët do ti nënshtrohen kontrollës dhe për këtë arsye ju sugjerohet që të mos merrni me vete gjërat e ndaluara të cekura si në piken 4.
7. Nga momenti kur fillon testimi me shkrim nuk lejohet të dilet nga salla, përveç me leje të Komisionit në raste të domosdoshme dhe vetëm të shoqëruar-me përcjellje.
8. Gjatë kohëzgjatjes së testimit me shkrim nga ana e mbikëqyrësve të sallës do jeni të informuar lidhur me kohën e mbetur për testin me shkrim si p.sh. edhe 60 minuta, edhe 30 minuta, edhe 10 minuta apo edhe dy (2) minuta.
Çka duhet të dini për testimin me shkrim:
– Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme, gjuhë dhe letërsi si dhe matematikë.
– Kandidatët në testin me shkrim duhet të shënojnë/plotësojnë përgjigjen në pyetjen e parashtruar, nga katër opsionet a, b, c, d ku vetëm një është e saktë.
– Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70% të përgjigjeve të sakta nga testi.
– Testi me shkrim zgjatë 150 minuta (dy orë e tridhjetë minuta ) në interval kohor.
– Kandidatët të cilët e kalojnë me sukses testin me shkrim (minimumi 70%), e fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar fazës së dytë-testit fizik.
– Nëse kandidati dështon në këtë fazë të testimit me shkrim, ai/ajo nuk ka të drejtë të vazhdojë në fazat tjera dhe nuk i lejohet përsëritja e testit.
– Në hapësirën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nuk ka vend për parkim të veturave,
– Për mënyrën e plotësimit të fletë përgjigjes keni me poshtë mostrën e fletë përgjigjes si udhëzues për plotësim.
– Të gjithë kandidatët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen në zyrat e Personelit në Drejtoritë Rajonale të Policisë.
Udhëzime për plotësimin e Fletë përgjigjes ne testin me shkrim
1. Fletë përgjigjet plotësohen me laps kimik ngjyrë të katërt;
2. Në fletë përgjigje duhet të vendoset nr. i letërnjoftimit, datëlindja, gjinia, etniteti, nr. i aplikacionit, data e testimit, emri, mbiemri dhe nënshkrimi i kandidatit;
3. Në fletë përgjigje kujdesuni që të mbushni tërë katrorin që i përket përgjigjes;
4. Kujdesuni të jeni në numrin dhe kolonën e saktë të fletës së përgjigjeve që i korrespondon pyetjes në broshurën e testit përpara se të bëni shenjën përkatëse në fletën e përgjigjeve;
5. Mos shpenzoni shumë kohë për një pyetje. Rezultati juaj në këtë testim bazohet në numrin e pyetjeve të cilave ju u jeni përgjigjur saktë. Nëse nuk jeni i sigurt për përgjigjen e një pyetjeje, shënoni përgjigjen që mendoni se mund të jetë e saktë;
6. Mos vendosni shenja tjera në fletë përgjigje;
7. Mos e thyeni apo rrudhni fletë përgjigjen;
8. Shënoni vetëm NJË përgjigje për çdo pyetje në fletë përgjigje;
9. Nëse vendosni më shumë se një shenjë për pyetje atëherë nuk do të fitoni pikë për atë pyetje (më detajisht shiko mënyrën se si plotësohet fletë përgjigjja).
Vëmendje: Nga momenti i hyrjes në objektet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe gjatë gjithë kohës sa mbahet testi me shkrim jeni nën monitorimin të kamerave.
Senati miraton buxhetin për mbrojtjen
Hamza premton uljen e tatimit në pronë
Bruksel- Plani i rritjes ekonomike, Rama i pranishëm në sami...
Dugolli pozon me Blinkenin në pritjen e Departamentit të Sht...
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...