Zhvillime të reja kanë ndodhur pas ngjarjeve në veri, dhe operacionit të Policisë së Kosovës në atë pjesë.
Mediat serbe kanë raportuar se automjetet ushtarake serbe janë në gatishmëri , dhe të njëjtat kanë filluar lëvizjet në territorin e Kralevës.
Po sipas këtyre raportimeve, këto automjete janë plotë me ushtarë dhe mjete luftarake.
Gjithashtu, raportohet se aeroplanë ushtarakë serbë kanë flutuar nga Novi Pazari në zonën e sigurisë.
Por këtë informacion e ka demantuar Ismet Hashani, nga Policia e Gjilanit.
Ismet Hashani nga Policia e Gjilanit ka thënë se nuk kanë pasur informacione të tilla, dhe nëse dikush ka raportuar për një gjë të tillë, ajo ka qenë dezinformatë, njofton lajmi.net.
Ndërkohë, në një konferencë të përbashkët për media nga Prokuroria dhe Policia është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjithësej 19 zyrtarë policorë.
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë