Deri pasditen e së premtes, Kosova ishte në mesin e vendeve të pakta në botë dhe e vetmja në shtetet e rajonit që nuk ishte prekur nga koronavirus.
Por, për vetëm tri ditë numri i të infektuarve nga ky virus është rritur hovshëm, shkruan arbresh.info.
Për të parë nëse shpërndarja e shpejtë e virusit ka zënë të përgatitur institucionet e sigurisë arbresh.info ka dërguar pyete në adresë të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi, Baki Kelani ka thënë për arbresh.info se asnjë nga zyrtarët e PK-së nuk është i prekur nga virusi Covid-19.
“Bazuar në informacionet e deritanishme (11:00), nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar, se ndonjë zyrtar policor është konfirmuar se është i prekur nga virusi Covid-19”, ka thënë ai.
Ai nuk është përgjigjur në pyetjen nëse ndonjë pjesëtarë është ekzaminuar deri më tani nën dyshimet për infektim me COVID-19.
E për gjendjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës ka folur edhe njohësi i sigurisë, Avni Islami.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se gjatë kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrtarë të PK-së në Podujevë ka parë se kanë mjaftueshëm masa mbrojtëse.
Por, ka uruar që kjo gjendje të jetë në të gjitha pjesët.
“Jemi dëshmitarë të rasteve të para të të infektuara me virusin Covid-19 dhe në vijën e parë të frontit janë djelmoshat dhe vajzat e Policisë së Kosovës, emergjencës dhe doktorët që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dyshuarit dhe të infektuarit. Pas vizitave që u kam bërë 2-3 pikave në Dumincë të Podujevës kam parë se Policia e Kosovës është e pajisur me maska dhe dorëza plastike, nuk jam i informuar për pjesët tjera por do të ishte e rrugës që të gjithë ata që kanë kontakt me të dyshuarit apo të infektuarit të pjesë të pajisur maksimalisht me masa mbrojtëse”, ka thënë ai.
Islami ka kërkuar që sasia e mjeteve mbrojtëse të rritet nga Qeveria.
“Kemi pa raste të ngjashme dhe në Itali e deri në Kinë, besoj se Qeveria të marrë masa të nevojshme që të gjithë ata që dyshuarit apo të infektuarit të kenë masatë mjaftueshme sepse do të ishte jo humane që të infektohen për shkak të neglizhencës nga Qeveria e Kosovës”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që dy rastet e para me virusin korona në Kosovë u identifikuan pasditen e së premtes.
Numri i personave që bëjnë kontrolle nën dyshime të tilla po rritet vazhdimisht.
Disa komuna të vendit janë futur në karantinë duke mos lejuar hyrën apo daljen nga qyteti./arbresh.info/
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...
Lushtaku për Bedri Hamzën: Nuk premton kot, punon për një Ko...