Policia e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme

13:46 | 15 Shkurt 2019
L G

Policia e Kosovës pritet të dal me një konferencë të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit të zyrës për media të policisë, në këtë konferencë do të prezantohet një rast i suksesshëm dhe disa raporte statistikore, raporton Arbresh.info.

Konferenca pritet të mbahet në ora 14:30.

“Policia e Kosovës ju fton që sot me 15 shkurt 2019 në ora 14:30, të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila i dedikohet një rasti të suksesshëm policor si dhe prezantimit të disa raporteve statistikore në fusha të ndryshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Drejtorisë kompetente të PK-së si dhe përfaqësuesi nga zyra e mediave e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se do të ekspozohen dëshmive të konfiskuara nga aksionet e policisë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme