Policia e Kosovës ka njoftuar se sot me përfaqësues të shkollës “Ismail Qemali”, do të bëjnë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para në shkollën fillore Ismail Qemali në Prishtinë dhe shoferët e rastit para shkollës në fjalë.
Në njoftim bëhet e ditur se fushata nis me fillim nga ora 13:00.
“Policia e Kosovës, gjegjësisht Divizioni i Trafikut Rrugor në bashkëpunim me Divizionin e Policimit në Bashkësi, Njësinë e Komunitetit të Stacionit Policor Jugu, Njësinë Rajonale të Trafikut Prishtinë, përfaqësues të shkollës “Ismail Qemali”, përfaqësues të këshillit të prindërve si dhe përfaqësues të Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor në kuadër të MMPHI-së me datë 04.10.2023 në ora 13:00 do të bëjnë lansimin e fushatës sensibilizuese për sigurinë në trafik për nxënësit e klasave të para në shkollën fillore Ismail Qemali në Prishtinë dhe shoferët e rastit para shkollës në fjalë”, njofton Policia, shkruan Arbresh.info
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor Nënkolonel Jeton Rexhepi, përfaqësues nga Divizioni i Policimit në Bashkësi si dhe zyrtarë të tjerë nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga shkolla Ismail Qemali,, përfaqësues të Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor në kuadër të MMPHI-së dhe përfaqësues të prindërve nga kjo shkollë./Arbresh.info/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu