Google ADS

Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë e 500 tiketa trafiku brenda 24 orëve

09:13 | 14 Janar 2024
E.H

Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 752 tiketa për shkelësit e trafikut.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se kanë ndodhur 23 aksidente me dëme materiale, ndërsa 12 aksidente me të lënduar.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore janë arrestuar shtatë persona, kurse katër persona janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme