Policia e Kosovës: Shpresojmë që kjo fushatë t’i vetëdijësoj qytetarët

11:47 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë lansuar fushatën vetëdijesuese “Vendose rripin, për sigurinë tuaj”, tek rrethrrotullimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Prezent në lansimin e kësaj fushate ishte Drejtori i Këshillit të sigurisë në rrugë, Fejzulla Mustafa dhe nënkoloneli nga Policia e Kosovës Jeton Rexhepi. Në këtë fushatë ishte e paraparë të merrte pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj.

Ata u shprehën se kjo fushatë do të jetë deri në ora 12:00.

Policia e Kosovë shpërndau fletushka për vozitësit e trafikut. Drejtori i Këshillit të sigurisë në rrugë, Fejzulla Mustafa, u shpreh se bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës jemi marr vesh të fillojmë këtë fushatë.

“Ne kemi vendosur bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës për fushatën senzibilizuese “Vendose rripin- për sigurinë tuaj”, gjithashtu ne kemi shpërndarë fletushka për vozitësit dhe postera për këtë fushatë qe të vetëdijesohet secili vozitës”, u shpreh Fejzullah Mustafa, drejtor i këshillit të sigurisë në rrugë.

Nënkoloneli nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi tha se shpresojmë se do të vetëdijesohet secili vozitës dhe ka theksuar për projektet e muajit Janar.

“Bazuar në këtë aktivitet shpresojmë që vozitësit të vendosin rripin dhe të vetëdijesohen, po ashtu ne kemi tash në muajin Janar kemi projektuar projektin për këmbësorët, për xhama të zi, sot ky projekti për vendosjen e rripin, projekti për vendosjen e helmetës”, u shpreh koloneli Rexhepi./Arbresh.info

Të ngjashme