Google ADS

Policia e Kosovës shpërndan mbi 100 pako ushqimore për serbët në Banjskë

17:11 | 26 Shtator 2023
E.G

Policia e Kosovës ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore janë Banjskë për banorët me shumicë serbe që jetojnë atje.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri, Albin Kurti me anë të një postimi në X, ku ka falënderuar qytetarët për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre, shkruan Arbresh.info.

“Krahas operacionit të tij anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë 100+ pako ushqimore në Banjskë për banorët shumicë serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare. Falenderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.”, ka shkruar Kurti.

“Policia është në shërbimin tuaj.”, u shpreh ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme