Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, janë organizuar gara sportive që kanë zgjatur rreth tre muaj, përfshirë disiplina të ndryshme si futboll, volejboll, atletikë, vrapim, shah, dhe qitje me armë.
Ndeshja finale e këtyre garave është zhvilluar sot në sallën e sporteve “Adem Jashari” në Obiliq, ku ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
Kolonel Hoxha njoftoi gjithashtu se Policia e Kosovës ka filluar procedurat për regjistrimin e Shoqatës Sportive Policore, me qëllim që të jetë pjesë aktive në gara sportive në vend dhe jashtë tij, njofton Policia e Kosovës.
Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe policet femra. Aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë më 4 dhe 5 shtator dhe do të kulmojnë me ceremoninë zyrtare më 6 shtator, në Ditën e Themelimit të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek