Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e automjeteve në Prishtinë

21:59 | 22 Dhjetor 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se kanë implementuar sot një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.

“Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti,furnizimi,transportimi, prodhimi,këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme