Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në rajonin e Prishtinës dhe ka arrestuar të dyshuarit E.C. dhe Sh.G.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, në rastin në veri është arrestuar i dyshuari 50 vjeçar E.C për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, e cila i është konfiskuar.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Drenasit, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të dyshuar. Nga stacioni i veriut është arrestuar personi i dyshuar: -E.C, mashkull, 50 vjeç, për veprën dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje të cilit i kanë gjetë dhe sekuestruar : -një armë të tipit Valtro, – një karikatorë dhe, -8 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në rastin e Drenasit, i dyshuari 43 vjeçar Sh.G., është arrestuar për dëmtim të pasurisë që ka ndodhur në muajin prill të këtij viti.
“Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit, është arrestuar personi i dyshuar: -Sh.G, mashkull 43 vjeç, për veprat Kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë që kanë ndodhë me 10 prill 2023”.
Ndaj tij është inicuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...