Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është sulmuar me vezë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë.
Sipas videos, personat që e sulmuan atë kërkonin mos largimin e taksës 100% ndaj Serbisë.
Ndërsa lidhur me rastin policia e Kosovës ka deklaruar se janë vënë në kërkim të personave që e sulmuan Hotin.
Rastin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Lidhur me interesimin tuaj u njoftoj se: me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është inicuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë se, ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetë Hoti, duke thënë se ata që kanë organizuar sulmin e sotëm synojnë izolimin e Kosovës. /arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...