Policia e Kosovës, së fundmi ka njoftuar rreth aktiviteteve të tyre në terren, të cilat kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, dhe poashtu po ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj personave të cilët nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
527 pika kontrolli të automjeteve, 20 shoferëve u janë konsifkuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik, vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj në vazhdimësi janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve rrugore, por njëkohësisht janë duke u ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik
Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën