Policia e Kosovës (PK), sipas detyrës zyrtare dhe objektivave të parapara strategjike, po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore, me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.
Departamenti i Sigurisë Publike njofton se në periudhën gjashtë mujore të këtij viti ka realizuar me përmbushjen e objektivave të planit zhvillimor strategjik, duke arritur rezultate pozitive në fushën e rendit publik, sigurisë rrugore si dhe në parandalimin e hetimit të veprimtarive të ndryshme kriminale, e që ndikon direkt në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vend, përcjell Arbresh.info.
Në vijim ua paraqesim disa të dhëna statistikore për periudhën gjashtëmujore të këtij viti nga Departamenti i Sigurisë Publike, duke specifikuar disa nga veprat të cilat ndikojnë në rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve:
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, zbulueshmëria e tyre është rritur për 0.44%, përderisa po ashtu është rritur edhe numri i personave të arrestuar nga 5573 në 5656, për përudhën krahasuese gjashtëmujore 2023/2024.
Numri i rasteve të vrasjeve ka shënuar rënie për -41.66%.
Numri i rasteve të dhunimit ka shënuar rënie për -52%.
Numri i vjedhjeve ka shënuar rënie për -10.31%.
Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar rënie për -24.16%.
Numri i vjedhjeve në tentativë ka shënuar rënie për -23% etj.
“Përderisa rastet e lëndimeve trupore dhe të dhunës në familje, edhe përkundër angazhimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, kanë shënuar një ngritje të lehtë raportimi i rasteve të dhunës në familje për 5.58%, e që tregon sensibilizim të vazhdueshëm të raportimit të rasteve dhe bashkëpunimit me PK-në. Referuar angazhimeve shtesë të Policisë së Kosovës në realizimin e urdhëresave të gjykatave, është rritur numri i realizimit të urdhëresave nga 9752 në 11274, për periudhën gjashtë mujore të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, mbrojtjes së jetës dhe zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, përmes zbatimit të planeve operative të sigurisë rrugore, si dhe aplikimit të ndryshimeve të ligjit të trafikut, ka ndikuar që të ketë një siguri më të madhe në trafikun rrugor.
Përgjatë periudhës gjashtëmujore janë rritur aktivitetet në fushatat sensibilizuese për sigurinë rrugore si dhe janë rritur aktivitetet policore ndaj shkelësve të ligjit, ku numri i gjobave të shqiptuara është rritur nga 309403 në 342258 apo rritje për +10.62%.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe efektive ndaj qytetarëve, si dhe ruajtjen e rendit kushtetues./Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale