Policia e Kosovës pranon donacion nga Ambasada e ShBA-ve

15:33 | 28 Shtator 2020
A Z

Policia e Kosovës ka pranuar donacion nga Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Tek Policia e Kosovës u transferua një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner.

Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, falënderon Ambasadën e SHBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3478550428872135

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme