Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA).
Në një ceremoni të veçantë të mbajtur sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, zyrtarizuan dorëzimin e dy automjeteve për Policinë e Kosovës
“Këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës shprehu falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...