Policia e Kosovës ka pranuar donacion dy automjete kombi nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Në njoftim thuhet se donacioni është për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policisë së Kosovës.
Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të parregullt, përcjell Arbresh.info.
“Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë per trajtimin e migrantëve të pa rregullt nga ana e Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj, me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët./Arbresh.info/
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...