Policia e Kosovës po fuqizohet me pajisje policore shtesë

20:04 | 3 Tetor 2024
K.B

Policia e Kosovës po fuqizohet me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore.

Kështu bëjnë të ditur nga policia, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Në njoftim thuhet se përmes këtyre pajisjeve mundësohet kryerja e detyrave policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive.

“Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme