Pas disa rasteve të tejkalimit të autorizimit nga ana e pjesëtarëve policorë ndaj qytetarëve, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt punonjësit policorë do të pajisen me kamera në trup, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale dhe ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.
Mehmeti gjatë vizitës në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, një ditë pasi u suspenduan shtatë zyrtarë policor, tre prej tyre edhe u arrestuan nën dyshimin për keqtrajtimin e një qytetari, ka vizituar pikërisht këtë stacion për të diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës,shkruan arbresh.info.
“Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas”, ka bërë të ditur Mehmeti.
Po ashtu është bërë e ditur se me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes, do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet, të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj, shkruan arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së realizon një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione z. Gazmend Hoxha dhe drejtori i Divizionit për Standarde Profesionale z. Izet Azizi, realizuan një vizitë zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, për të diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës.
Drejtori Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Gjakovë, komandantët e stacioneve dhe epror të profileve të ndryshme, i njoftoi mbi qëllimin e vizitës e cila kishte të bëjë me ngritjen e disiplinës, integritetit dhe imazhit policor, andaj kërkoi që:
• Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,
• Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,
• Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.
• Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.
• Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim që të parandalohen rastet e tilla të izoluara, me qëllim të një shërbimi edhe sa më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.
Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.
Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?