Google ADS

Policia e Kosovës përkujton heroin Enver Zymeri

07:15 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia e Republikës së Kosovës organizon sot ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të shtatë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri.

Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi, do të vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet për në vendlindjen e heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme