Google ADS

Policia e Kosovës për pritjet e gjata në kufi: E kemi adresuar çështjen te komuniteti ndërkombëtar

18:36 | 6 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka bërë apel që të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës thotë se këtë çështje e ka adresuar edhe tek mekanizmat ndërkombëtar, duke kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala  serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe të ju mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejtë kufitar.

Policia e Kosovës ka thënë se qytetarët që po shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdarë po përballen me pritje të gjata, ndër të tjera për shkak të punës së ngadalësuar të palës serbe.

“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet që në vazhdimësi i siguron nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, vërehet se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave që dalin nga Republika e Kosovën është në Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë mjaft të gjata.
Policia e Kosovës, sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.
Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe.
Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar.
Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në komunikatën e Policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme