Policia e Kosovës njofton se në vazhdën e angazhimeve të saj sipas autorizimeve ligjore, ka zhvilluar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët “JAD SEE 2024 ”, i cili ka rrjedhur si planifikim dhe aktivitet i EMPACT-it, në të cilin përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe shumë shtete tjera si: Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Serbia, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria, Spanja, Franca, si dhe përfaqësues nga EUROPOL, FRONTEX si dhe INTERPOL.
Bazuar në planin e përgatitur, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, DHTNj, ka ndërmarrë veprimet siç janë:
• operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikim të fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,
• operacione të përbashkëta me inspektorë të MINT, ATK-së dhe inspektorë të punës në inspektimin/kontrollimin e lokaleve,
• plani taktik lidhur me eskorta.
Gjatë planit operativ kanë qenë të angazhuar edhe njësi tjera mbështetëse të Policisë së Kosovës si dhe i tërë plani është realizuar në bashkëpunim me inspektorë nga MINT, inspektorë të ATK-së, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Punës dhe inspektorë komunalë dhe ky bashkëpunim ka rezultuar me aktivitetet si në vijim:
• Inspektimi/kontrollimi i 125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
• Inicimi i 7 rasteve për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 7 femra të dyshuara si dhe janë identifikuar 7 fëmijë lëmoshë kërkues.
• Gjithashtu janë iniciuar edhe 10 raste ‘marrje me prostitucion’ të identifikuara si ESKORTA, ku janë arrestuar 21 të dyshuar.
Gjatë këtij plani janë sekuestruar gjithsej 73 dokumente nga personat e huaj, të cilët janë referuar në DMH për verifikim dhe trajtim sipas ligjit për të huaj, ku 1 person gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv dhe i është dorëzuar stacionit përkatës për procedura të mëtutjeshme./Arbresh.info
Hamza: Rritje 50 për qind e pagave për mjekët, sigurim shënd...
Nesër nënshkruhen marrëveshjet e granteve të inovacionit, pë...
Barcelona konfirmon lëndimin e Yamal, pritet të mungojë deri...
Ministri Peci dhe Ambasadori i BE-së inauguruan Zyrën Regjio...
Quade Green MVP i javës në Superligën e Kosovës
KPM dënon me 30 mijë euro Klan Kosovën për shkak të promovim...