Policia e Kosovës do të bëj demolimin të Kullës në Stacionin Qendër në Prishtinë.
E kjo do t’i kushtoj afër 9 mijë euro ose saktësisht 8.888,9 euro.
arbresh.info të hënën ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të parë se për cilën kullë dhe saktësisht për çfarë demolimi bëhet fjalë, por që nuk ka marrë përgjigje.
E në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës ishte 8.901,19 euro e një nga kriteret e dhënies së kontratës është edhe çmimi më i ulët.
Por në përshkrim të shkurt të lëndës nuk jepen detaje përveç titullit të kontratës ‘Demolimi i Kullës – Stacioni Policor Qendër –Prishtinë”.
Pas hapjes së tenderit kishte aplikuar vetëm një Operator Ekonomik i cili edhe ishte shpallur fitues. ‘” I.P.N.EU “. SH.P.K.’ ishte ofruar vlerën e kontratës prej 8.888,9 euro. Aty thuhet gjithashtu se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet./A.Citaku/arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...