Policia e Kosovës ka mbajtur trajnimin “Trajnim bazik për monitorimin e tubimeve publike” për pjesëtarë të OSBE-së.
“Përmes këtij trajnimi, që tashmë po zhvillohet për 8 vjet me radhë, Policia e Kosovës ka për qëllim forcimin e kapaciteteve monitoruese dhe bashkëpunimit në situata publike”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve iu prezantuan temat që ndërlidhen me psikologjinë e turmës dhe përgatitjet psikologjike, po ashtu u është bërë edhe demonstrimi i pajisjeve policore që përdoren nga njësitë përkatëse për menaxhimin e tubimeve publike, shkruan Arbresh.info.
“Në fund të këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësve u janë shpërndarë certifikata, si dhe i njëjti është vlerësuar lart nga pjesëmarrësit, pasi ndër të tjera përforcon edhe bashkëpunimin në mes të PK-së dhe OSBE-së.”, njofton policia./Arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...