Google ADS

Policia e Kosovës nuk lejon alpinistët serb të vizitojnë Malet e Sharrit

10:04 | 26 Qershor 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës sot nuk ka lejuar vizitën  e disa alpinistëve serb në Kosovë, të cilët kishin në plan të vizitojnë Malet e Sharrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, ka konfirmuar për arbresh.info se është marr vendim që t’i ndalohet vizita e këtyre alpinistëve sepse është anuluar çdo kërkesë e të gjitha Shoqatave tjera, edhe atyre nga Kosova.

“Janë anuluar të gjitha kërkesat e të gjitha shoqatave alpiniste, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova.” ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.

“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka theksuar  ai.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme