Google ADS

Policia e Kosovës nuk di vetëm të gjobit, ajo toleron kundërvajtësit me shkelje të lehta

22:04 | 28 Nëntor 2019
Arditë Shkodra

Ka raste kur Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i trafikut tërheqin vetëm vërejtjen për pjesëmarrësve në trafik, duke i evituar nga dënimi i mundshëm.

Por, ky tolerim nga ana e policisë nuk vlen për të gjithë kundërvajtësit. Falja bëhet vetëm për ata kundërvajtës, shkeljet e të cilëve janë më të lehta.

Kështu tregon rreshteri i Policisë së Kosovë, Flamur Ahmeti.

Ai, thotë se këto tërheqje të vërejtjeve bëhen zakonisht të ata persona që kryejnë kundërvajtje më të lehta si p.sh atyre të cilëve nuk ju punon njëra dritë e automjetit.

Gjoba për këto lloj kundërvajtjesh sipas tij, është 30 euro , por nëse ajo paguhet brenda 15 dite , bie në 15 euro.

E një rast i tillë ndodhi kur ekipi e portalit arbresh.info po shoqëronte Policinë e Trafikut Rrugor, njësiti i Autostradave, ku gjatë këtij ndërrimi po kontrollohej për të gjithë kundërvajtësit e mundshëm në trafik.

Rreshteri, Ahmeti ndaloi një veturë e cila po qarkullonte në autostradë, përkatësisht rrugën nacionale Prishtinë-Pejë-Vragoli me defekt në dritën e përparme.

Ahmeti e ndalon veturën, kontrollon të gjitha dokumentet dhe më pastaj i’a tërheq vërejtjen vozitësit në fjalë dhe e lë të lirë, duke i shqiptuar ndonjë gjobë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme