Google ADS

Policia e Kosovës njofton për disa raste të dhunës brenda 24 orëve

09:43 | 31 Mars 2022
A. B.

Rastet e dhunës në familje në vendin tonë sa vijnë e shtohen.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për disa raste në rajone të ndryshme , shkruan arbresh.info

Këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, Kamenicë, Suharekë dhe Malishevë.

Rastet e ndara të dhunës sipas raportit 24 orësh:

Prishtinë, 29.03.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtrua dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 30.03.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj te fejuarës se tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Kamenicë, 30.03.2022-15:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij me te cilën është në proces të shkurorëzimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 30.03.2022-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtrua dhunë në familje pikërisht ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë, 30.03.2022-18:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, me të cilën është në proces të shkurorëzimit . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 29.03.2022-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme