Policia e Kosovës niset me 60 operatorë të njësisë speciale në Shqipëri

12:23 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës edhe sot ka nisur operatorët e saj drejt Shqipërisë.

Bëhet e ditur se gjithsej 60 operatorë të njësisë speciale do të marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, shkruan arbresh.info.

“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale. Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”, njofton policia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme