Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri të Mitrovicës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, i cili deklaroi se bëhet fjalë për një aksion të njësive kundër narkotikëve, e që po asistohet edhe nga zyrtarët policorë të stacionit lokal në veri të Mitrovicës.
“Njësia e antidrogës po asistohet edhe nga zyrtarët e tjerë policorë”, tha ai.
Përpos kësaj, raportohet se qytetarët serbë janë mbledhur matanë rrugës.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër antidrogë në jug të Mitrovicës si dhe në Fushë-Kosovë./arbresh.info/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...