Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur dhe zhvilluar një takim miqësor me drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku.
Delegacioni i Policisë së Shtetit i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm ka zhvilluar takim njohës me homologun nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në takim pos dy krerëve të institucioneve, morën pjesë edhe manaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.
Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
“Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të dy institucioneve simotra, ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritët në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët”. /arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?