Policia e Kosovës ka ndaluar një person me mall të kontrabanduar.
Siç bën të ditur policia, të dyshuarit i janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur, shkruan Arbresh.info
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Me 18.09.2024 rreth orës 19:00 në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për në Kosovë, nga Policia e Kosovës ishte ndaluar vetura me targa vendore të cilën po e drejtonte shtetasi mashkull kosovar, e njëjta është proceduar për kontroll në vijën e dytë të kontrollit në bashkëveprim me Doganën e Kosovës.
Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur 15 copë kamera dhe 1 DVR për PC, të fshehura në bagazhin e veturës së lartcekur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është hapur rasti për kontrabandim dhe mos deklarim të mallit i cili procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i dyshuar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...