Një 26 vjeçar rus me inicialet E. S është ndaluar në hyrje të Republikës së Kosovës me targa bullgare.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari është ndaluar pasi tek ai janë gjetur para në vlerë 10 mijë dollarë amerikanë si dhe 2 mijë euro të padeklaruar, shkruan arbresh.info.
“Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMË, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi. Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro)”.
Pas kapjes së personit të dyshuar me shtetësi ruse, janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare”.
Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore. /arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...