Google ADS

Policia e Kosovës me lajmërim për të gjithë bashkatdhetarët: Kujdes nga mashtrimet e “kompanive të udhëtimit”

16:39 | 5 Gusht 2022
L G

Policia e Kosovës u ka bërë ftesë të gjithë bashkatdhetarëve që të kenë kujdes nga mashtrimet e “kompanive të udhëtimit”.

Siç bënë të ditur Policia e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar mashtrimi i disa kompanive të udhëtimeve ndaj bashkatdhetarëve, shkruan arbresh.info.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit. Këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia ka ftuar të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve të kompanisë “Prishtina Jet” të paraqiten në policië që të sigurohen prova shtesë për këtë rast.

“Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan”, thuhet në lajmërimin e pollicisë./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Ftesë për lajmërim

Dukuria e mashtrimit të bashkatdhetarët nga ‘kompani të udhëtimit’, ka vazhduar edhe këtë vit në këtë kohë kur ardhjet e bashkatdhetarëve janë më të shumta.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, së bashku me hetuesit e Krimeve Kibernetike, dje më 04.08.2022, kanë arrestuar dy të dyshuar pronar të agjencisë ,,Prishtina Jet” , meshkuj kosovarë, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘mashtrim’ me bileta të udhëtimit.

Këta dy të dyshuar, pas arrestimit dhe intervistimit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.

Ftojmë të gjithë ata që kanë rënë pre e mashtrimeve më bileta aeroplani të lëshuara nga kompania “Prishtina Jet”, të paraqitën në polici në mënyrë që secili rast të trajtohen nga ana e policisë dhe që të sigurohen prova shtesë për ketë rast. Palët mund të paraqitën te hetuesit në Njësit Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të PK-së, në: Prishtinë, Mitrovice- jug, Mitrovice Veri, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.

 

Të ngjashme