Google ADS

Policia e Kosovës me bastisje në bankën paralele të Serbisë në Leposaviq

15:29 | 12 Shtator 2024
E.K

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës Veriore, është duke realizuar një aksion bastisjeje në bankën paralele serbe në Leposaviq, në Drejtorinë e Thesarit.

Ky aksion është në vazhdim dhe është i lidhur me veprimet e ndërmarra javën e kaluar për mbylljen e bankave paralele serbe.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbis, Dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq.  Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët”, tha Elshani./Arbresh.info

Të ngjashme