Policia e Kosovës vazhdon të jetë njëri ndër institucione që më së shumti kanë nevojë pajisje me helikopter por edhe për kundër kërkesave të shumta ata do të vazhdojnë të operojnë në mungesë të tyre.
Edhe pse gjatë vitit 2017 ishte ishte përfolur nga qeveria e kaluar për blerjen e helikopterëve si nevojën urgjente, Policia e Kosovës është edhe gjatë këtij viti nuk do të mund të pajisen me njësinë ajrore.
Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Indeksonline, ka konfirmuar se përkundër adresimeve për vite me radhë në Ministrinë e Financave për mjete shtesë që do të siguronin mjetet buxhetore për blerjen e tyre, kjo nuk do të ndodhe.
“Policia e Kosovës disa vite rresht ka adresuar në Ministrinë e Financave kërkesën për mjete shtesë, me qëllim që të bëhet funksionalizimi i Njësisë së helikopterëve, në mënyrë që të bëhet blerja e helikopterëve, pajisjeve përcjellëse, si dhe punësimin e kuadrove të nevojshëm. Ju informojmë se në bazë të buxhetit të aprovuar për vitin 2018, nuk janë ndarë mjete për blerjen dhe funksionalizimin e kësaj njësie”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ndërkaq për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Avni Islami mungesa e njësisë ajrore në Policinë e Kosovës, është një hendikep i madh.
Ai ka vënë në dukje se një institucion i sigurisë i cili çdo herë është i pari në vendin e ngjarjes siç është policia , është e paimagjinueshme që të arrijë efikasitetin në kohë të duhur në shumicë rasteve pa ndihmën e njësisë ajrore të helikopterëve.
“Kosova me 1.8 milion banorë, ende ju mungojnë helikopter për çështje civile e shëndetësore, e lere më policisë së Kosovës. Një institucion i sigurisë i cili çdo herë është i pari në vendin e ngjarjes siç është policia , është e paimagjinueshme që të arrijë efikasitetin në kohë të duhur në shumicë rasteve pa ndihmën e njësisë ajrore të helikopterëve. Vetëm të shikojmë vendet fqinjë rajonit, të gjitha janë të pajisura me helikopter, kjo do të duhej urgjentisht të ndahen mjetet për policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas Islamit blerja e helikopterëve do të mund të bëhej sikur planifikimi i buxhetit të mos shkonte në rritje pagash dhe pozitave enorme të zëvendës ministrave, e cila kur shumëzohet me 4 vjet, do të ishte baras me çmimin e helikopterëve.
“Ka shumë mundësi që të arrihet kjo,vetëm pagat të kthen në gjendjen e ma pashme në qeveri ose zvogëlimi i zv-ministrave dhe kur shumëzohet me 4 vitet , sigurt se do të bliheshin helikopterët. Nuk e di se di të paramendohet një polici moderne dhe krahas policive rajonale pa njësinë ajrore e cila jetike për efikasitetin e policisë së Kosovës”, ka thënë Islami.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...