Google ADS

Policia e Kosovës mbanë takim me drejtorët e shkollave të komunës së Ferizajit

16:51 | 10 Tetor 2024
Q L

Policia e Kosovës njofton se ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të mesme të ulta të komunës së Ferizaj-it.

Në këtë takim nga të pranishmit u vlerësua dhe u lavdërua puna e mirë e policisë për bashkëpunimin me drejtorët e shkollave në identifikimin dhe kapjen e personave që prishin rendin rreth dhe nëpër shkolla, shkruan Arbresh.info.

Përmesë faqes zyrtare në Facebook, Policia njofton se: ”Komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj , Ismet Dërvishi para të pranishmëve tha se janë marrë masat e nevojshme me plan operativ për sigurinë në shkolla, janë mbajtur disa ligjërata në të gjitha shkollat e mesme të ulta në Ferizaj dhe vazhdojnë të mbahen, me tema të ndryshme për vetëdijesimin e nxënësve në parandalim e dukurive negative.”

Tutje thuhet se: “Komandanti i policisë i siguroi të pranishmit se policia do të vazhdojë me ligjërata në shkolla dhe do të shtojë aktivitetet e policisë. Veç policëve me uniformë do të angazhojë edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile në parandalim të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla dhe në parandalim të fenomenit të vetëlëndimit të nxënësve, të nxitur nga rrjetet sociale”./arbresh.info/

Të ngjashme