18:36 | 4 Qershor 2021
Arditë Shkodra
Policia e Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor.
Ky takim është mbajt sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtine, ndërmjet akterëve kryesor në PK dhe u diskutuar për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe masat që duhet ndërmarr pë një menaxhim sa më efikas, transmeton arbresh.info
Nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti dhe nënkoloneli, Jeton Rexhepi – drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor u zhvillua takimi, ku morën pjesë edhe nënkolonel Arbnes Ajvazi, si dhe shefat e njësive rajonale të trafikut dhe njësisë për kontrollin e autostradave.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, ndërsa drejtori Mehmeti ka kërkuar nga shefat e trafikut rajonal, që të kenë përgjegjësi dhe mbikëqyrje më të shtuar, me qëllim realizimin e planeve dhe objektivave policore.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës mban takim për gjendjen e përgjithshme në trafikun rrugor
Prishtinë, më 04 qershor 2021
Sot më 04.06.2021, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë u mbajt një takim ndërmjet akterëve kryesor në Policinë e Kosovës ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe masat e mëtejme që duhet ndërmarrë për menaxhimin sa më efikas të trafikut në vendin tonë.
Takimi u mbajt nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga nënkolonel Jeton Rexhepi – drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, nënkolonel Arbnesh Ajvazi – drejtor i Divizionit për Siguri Publike, si dhe shefat e njësive rajonale të trafikut dhe njësisë për kontroll të autostradave.
Në këtë takim nga drejtori i përgjithshëm u diskutua dhe analizua gjendja e sigurisë në trafik përgjatë viteve si dhe gjendja aktuale, ku u vlerësua dhe njeherit u kërkua nevoja e angazhimeve shtesë nga të gjitha rajonet si dhe bashkërendimi i të gjithë akterëve përfshirë edhe institucionet e tjera relevante për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për sigurinë e përgjithshme rrugore.
Përveç tjerash drejtori Mehmeti, kërkoi nga shefat e trafikut rajonal, që të ketë përgjegjësi dhe mbikëqyrje më të shtuar, prezencë më të madhe policore në të gjitha akset rrugore, realizim të planeve dhe objektivave policore me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Në këtë drejtim Policia e Kosovës është duke implementuar Urdhrin Operativ “Siguria në trafikun rrugor 2021”, qëllimi i të cilit është ndërmarrja e masave të duhura policore në drejtim të parandalimit, zvogëlimit të aksidenteve si dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, përfshirë ndërmarrjen e hapave konkret për vetëdijesim dhe sensibilizim të opinionit publik.
Në kuadër të këtij urdhri janë ndërmarrë aktivitete për identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve si: mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar, tejkalime në vende të ndaluara, përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjes, rripi i sigurisë, mosrespektimi i dritës së kuqe, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi pa patentë shoferi dhe pa kategori përkatëse, automjetet e paregjistruara, motoçiklistët, këmbësorët, mjetet e transportit të udhëtarëve dhe mallrave.
Bazuar në angazhimet dhe aktivitetet policore rezulton që mesatarisht brenda 24 orëve janë shqiptuar rreth 1500 fletëparaqitje për kundërvajtje, kjo tregon edhe seriozitetin e angazhimeve policore në terren.
Meqenëse jemi në prag të sezonit veror kur pritet që të vijnë bashkatdhetarët, u kërkua që të shtohen aktivitetet dhe prezenca policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë rrugore.
Gjithashtu u konfirmua se Policia e Kosovës do të vazhdojë në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona.