Policia e Kosovës mban ligjeratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

11:29 | 28 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional ‘’Siguria në shkolla’’ ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollat e komunës së Gjilanit me temë ,,Keqpërdorimi i teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimit’’.

Ligjerata është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, psikologët e shkollave, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.

“Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VII, VIII, IX, dhe X tek të cilët nga akterët e lartshënuar, nxënësit janë njoftuar për pasojat, rrezikun dhe ndikimin në shoqëri që mundë të vijnë nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale dhe mënyra më e mirë për parandalimin nga këto dukuri”, thuhet në njoftim.

Nxënësit përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive. Po ashtu gjatë këtij aktiviteti nxënësit kanë paraqitur edhe punimet e tyre me porosi dhe thirrje në këtë drejtim.

Kjo ligjëratë është mirëpritur dhe vlerësuar pozitivisht dhe shumë të dobishme edhe nga drejtorët e shkollave dhe personeli arsimor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info

 

 

Të ngjashme