Google ADS

Policia e Kosovës mban ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkolla

13:59 | 28 Maj 2024
R J

Njësiti i Sektorial dhe ai i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në shkolla’’ në bashkëpunim me zyrtar komunal për barazi gjinore në Gjilan dhe nga zyra e avokatit të popullit në Gjilan, sot me datën 28.05.2024 në shkollën e mesme të ulët ‘’Sadullah Brestovci” në Gjilan kanë realizuar një ligjëratë.

Tema të ligjëratës kanë qenë ‘’Parandalimi i dukurive negative në shoqëri’’, ‘’Delikuenca e të miturve’’, ‘’Barazia gjinore’’ dhe ‘’Të drejtat e njeriut’’.

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë kanë qenë nxënës të kalave të VII-ta dhe të VIII-ta të kësaj shkolle.

Qëllimi i kësaj ligjërate ka qenë që nxënësit të marrin sa më shumë njohuri rreth këtyre temave dhe inkurajimi për mundësinë e veprimit të përbashkët të ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.

Të ngjashme