Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, gjatë patrullimeve të rregullta pranë një shtëpie të braktisur në fshatin Rudinë të Zveçanit, ka hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 fishekë.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.
Në njoftim thuhet se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...