Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në Leposaviq është një depo në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depo janë gjetur dhe sekuestruar:
500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra);
200 litra pije joalkoolike;
450 litra vaj;
500 kg sheqer;
300 kg produkte konditorike;
10 boksa cigare pa banderola.
Depo ishte në pronësi të një të dyshuarit mashkull kosovarë, ndërsa dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...