Google ADS

Policia e Kosovës konfirmon vrasjen e një kosovari në Siri, por jo të Lavdrim Muhaxherit

11:32 | 8 Qershor 2017
L G

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka informacione për vrasjen e një kosovari në luftën e Sirisë, mirëpo nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për pjesëtarin e organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Të kontaktuar nga Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se policia nuk posedon informacion apo dokumentacion që do t’a dëshmonte vrasjen e Muhaxherit.

“Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar ne Siri, i cili është nga Kosova.  Mirëpo referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij:, është shprehur Hoxha.

Ndryshe, mediat vendore kanë raportuar se pjesëtari i organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri është vrarë në orët e para të ditës së sotme  gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri./Arbresh.info. Gita Lushi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme