Edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të vendit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, policia për këtë ngjarje është njoftuar nga një qytetar serb i cili është pronar i këtyre tri veturave.
Sipas Krasniqit, një qytetar i nacionalitetit serb nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar në ora 03:10 se tri veturat e tij janë përfshirë nga zjarri.
Veturat sipas policisë nuk ishin të regjistruara me targa të ligjshme të Kosovës.
“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, tha Krasniqi.
Për djegien e këtyre tri veturave gjatë ditës shkroi edhe shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.
Ai ka fajësuar strukturat ilegale të Serbisë, të cilat sipas tij po targetojnë qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes. Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”.
“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar Vela./Arbresh.info/
lexo edhe:
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...