Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët që ta identifikojnë një person të dyshuar i cili sipas Policisë është i përfshitë në disa rastë të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur gjatë vitit 2018.
Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve pranë stacionit policor-Deçan, në disa raste të ‘vjedhjeve të rënda’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018, janë siguruar disa foto të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë. Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotografitë e mëposhtme të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0390 361 387-stacioni policor-Deçan
– E-mail adresa: [email protected]
Më poshtë janë katër (4) foto të personit të dyshuar.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...