Policia e Kosovës njofton se sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, është ndaluar një veturë me targa vendore dhe pas kontrollit në të, janë gjetur lëndë narkotike, e dyshuar se është e llojit kokainë.
Sipas njoftimit për media, i dyshuari është arrestuar nërsa vlera e lëndës narkotike sipas tregut është rreth 10 mijë euro, përcjell Arbresh.info
“Policia e Kosovës respektivisht sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro)”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :
1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
2. Një veturë,
3. Para kesh 200 euro dhe
4. Një telefon celular
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale