Policia e Kosovës ka mbajtur ligjërata në 11 shkolla të Ferizajt, me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik ’’

15:00 | 5 Prill 2023
K.B

Policia e Kosovës ka mbajtur ligjërata me nxënësit në 11 shkolla të Ferizajt.

Këto ligjërata u mbajtën me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative.

Temat ishin të ndryshme, “Siguria e këmbësorëve në trafik ’’, ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’, ‘’ Dhuna në familje ’’, ‘’Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore ’’ .

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë rajonale të Ferizajt, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.

Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat tjera të rajonit të Ferizajt./Arbresh.info/








Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme