Google ADS

Policia e Kosovës ka arrestuar avokatin Haxhi Çekaj

16:47 | 15 Shkurt 2017
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar avokatin Haxhi Çekaj, nën dyshimin se kishte keqpërdorur pozitën zytraë kështu duke mashtruar një klient të tij.

Gjatë ditës së sotme është bërë një raportim i tillë për arrestimin e Çekajt.

Ndërsa zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Daut Hoxhaj ka konfirmuar për Indeksonline, se gjatë pasdites së ditës së djeshme është arrestuar avokati në fjalë pas urdhëreses së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 13:10, Zyrtarë Policor nga Departamenti Special Antikorrupsion, kanë zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti për Krime te Renda, për Simulimin e Veprës se Korrupsionit, gjegjësisht veprës: Mashtrim sipas nenit 335 të KPK-së dhe Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit sipas nenit 422 te KPK-së”, ka thënë Hoxhaj.

Gjithashtu sipas këtij të fundit lidhur me rastin në fjalë është arrestuar i dyshuari dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshmedo të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent.

Avokati në fjalë, Haxhi Çekaj është nga qyteti i Pejës, dhe është emër mjaft i njohur në drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme