Policia e Kosovës jep këshilla për pjesëmarrësit në trafik për sezonin dimëror

12:54 | 10 Nëntor 2022
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës  njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se nga data 15 nëntor deri më datë 15 mars të vitit të ardhshëm, fillon sezoni dimëror me ç’rast të njëjtit janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e nevojshme për ngasje të veturës.

Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë, gomat e dimrit, zinxhirët etj.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtin, që nga data 09.11.2022, ka filluar me aktivitete të planifikuara në lidhje me fillimin e sezonit dimëror,  duke bërë shpërndarjen e fletushkave informuese “Si të përgatitemi për ngasje të veturës në kushtet dimërore”.

Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonës dimërore, janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Andaj policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të shtojnë kujdesin e tyre dhe të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes në trafik, në mënyrë që së bashku, pa gjoba, të ulim numrin e aksidenteve të trafikut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme