Policia e Kosovës interviston dhe i liron të dyshuarit për sulmin ndaj Hotit

11:52 | 26 Shkurt 2020
A. B.

Ditë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ishte sulmuar  me vezë nga disa persona para qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar për këtë gjest të pahijshëm ndaj Hotit, mirëpo të dyshuarit janë liruar pas intervistimit, shkruan portali arbresh.info

E këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me rastin e sulmit policia ka intervistuar dy persona të përfshirë në rast. Të njejtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se , për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, ka pasur reagime të shumta.

Përveç zyrtarëve të partive politike në Kosovë, për sulmin ndaj Hotit ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme